Last Updated: December 2025
Me pranimin e kësaj marrëveshjeje ju kuptoni që çdo pikë e cekur në këtë marrëveshje vlen që nga momenti i konfirmimit tuaj qoftë konfirmim verbal (në telefonatë apo në takim fizik) apo edhe konfirmim me shkrim i cili mund të jetë në aplikacione të ndryshme komunikimi (E-mail, Whatsapp, Viber apo Instagram etj.). Vlen të ceket që në pa-mundësinë e nënshkrimit të kontratës në mënyrë fizike apo elektronike, në momentin që kompania pranon parapagimin apo koparen, pjesa e mëposhtme e marrëveshjës konsiderohet e lexuar dhe pranuar.
Nëse nuk jeni dakord me kushtet e mësipërme, ju lutem mos përdorni këtë shërbim.
Kjo kontratë lidhet ndërmjet:
● ZOOM Group L.L.C, me seli në Lipjan, regjistruar me numër biznesi 811902833, dhe
● Klienti me të dhënat e kontaktit të cekura në marrëveshje.
ZOOM Production ofron shërbime profesionale fotografimi dhe filmimi për dasma. Shërbimet tona përfshijnë, por nuk kufizohen në: mbulim eventesh, redaktim fotografish dhe videosh, shërbime dron, dhe shërbime të tjera dokumentimi për dasma.
Objekti i kësaj kontrate është ofrimi i shërbimeve të filmimit dhe fotografimit të ceremonisë së dasmës dhe/ose eventeve të tjera të përcaktuara nga klienti, në përputhje me specifikimet dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje.
Të gjitha shërbimet janë subjekt i disponueshmërisë dhe duhet të konfirmohen përmes kontratës ose marrëveshjes së rezervimit. Çmimet dhe paketat janë subjekt ndryshimi pa njoftim derisa një rezervim të konfirmohet.
Klienti paguan një parapagim prej 30% të vlerës totale të kontratës në momentin e konfirmimit për të siguruar rezervimin e datës dhe shërbimeve të kërkuara. Kjo pagesë është jo e kthyeshme.
Shuma e mbetur duhet të paguhet plotësisht pas përfundimit të shërbimit të xhirimeve dhe vetëm nëse është realizuar pagesa e plotë ne vazhdojmë me procedurat e editimit dhe përpunimit.
Nëse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të shërbimit, Kompania ka të drejtë të nisë procedurat ligjore për mbledhjen e borxhit dhe të kërkojë dëmet dhe shpenzimet e ndjekjes ligjore.
Ne nuk përpunojmë pagesa online në www.zoomproduction.info. Rregullimet e pagesave trajtohen veçmas siç u ra dakort me klientin.
Materialet e xhiruara dhe të fotografuara do të përpunohen dhe dorëzohen në datën e përcaktuar në kontratë. Siq është cekur edhe në pikën 4, asnjë punë montazhi apo editimi nuk do të fillojë pa përfunduar pagesa totale.
Dorëzimi i materialeve do të bëhet vetëm në USB ose HDD apo me link online sipas dëshirës së klientit. Klienti duhet të paguajë për çdo pajisje shtesë dorëzimi. Afati për dorëzim është nga 4 deri në 6 javë.
Për kërkesat për dorëzim të shpejtë, aplikohet një tarifë shtesë duke filluar nga 49.99 Euro.
Klienti nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e parapagimit në rast anulimi të eventit nga ana e tij por edhe asnjë rast tjetër.
Nëse klienti ndryshon datën e eventit, çdo ndryshim i terminit do të varet nga disponueshmëria e Kompanisë, dhe parapagimi nuk do të kthehet.
Nëse klienti vonohet më shumë se 30 minuta nga ora e caktuar për fillimin e shërbimit, Kompania nuk mban përgjegjësi për humbjen e kohës së shërbimit.
ZOOM Group L.L.C nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmtimin ose humbjen e materialeve (fotografi, xhirime) që ndodh për shkak të:
Kompania do të bëjë përpjekje maksimale për të mbrojtur materialet, por nuk është përgjegjëse për ndonjë dëmtim apo humbje që ndodh për shkaqe jashtë kontrollit të saj.
Kompania mban përgjegjësi për ruajtjen e materialeve për një periudhë 1 muaj deri në 3 muaj nga data e përfundimit të shërbimeve. Çdo kërkesë për materiale pas kësaj periudhe do të tarifohen ekstra kosto sipas shërbimit ose nuk do të ketë mundësi.
Pasi materialet t'i dorëzohen klientit, është përgjegjësia e klientit të mbrojë dhe ruajë imazhet dhe videot e tij për të ardhmen.
ZOOM Group L.L.C rezervon të drejtën për të përdorur materialet për qëllime promovuese, përfshirë publikimin në media sociale, vetëm me raste të mos-pëlqimit paraprak të klientit.
Përveç kushteve të tjera të raportuara me shkrim, fotot dhe videot e krijuara nga ZOOM Production mbeten pronësia jonë intelektuale. Të drejtat e përdorimit të klientit, formati i dorëzimit dhe çdo leje portofoli/media sociale specifikohen në marrëveshjen e rezervimit.
Klienti, të ftuarit e tij, shoqëruesit dhe punonjësit e tij nuk kanë të drejtë të pengojnë fotografin dhe videografin gjatë kryerjes së detyrave. Çdo ndërhyrje që rezulton në humbje të momenteve të rëndësishme nuk është përgjegjësi e Kompanisë.
Në rast të kushteve atmosferike të pafavorshme, Kompania ka të drejtë të ndërpresë ose të shtyjë shërbimin deri sa të krijohen kushte të përshtatshme për punë. Klienti është përgjegjës për sigurimin e mbrojtjes së pajisjeve në ambiente të hapura.
Klienti është përgjegjës për çdo situatë të padëshiruar që mund të lindë gjatë eventit, përfshirë grindjet, keqkuptimet apo rreziqet e tjera.
Klienti duhet të sigurojë automjetin për nevojat specifike të xhirimeve, të tilla si marrja e nuses.
Në rast të anulimit të kontratës për shkak të shkeljeve të kushteve nga ana e klientit, Kompania mban të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara.
Për çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga kjo kontratë, palët bien dakord që çështja të zgjidhet nga gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo kontratë hyn në fuqi në momentin e konfirmimit nga të dyja palët dhe mbetet në fuqi deri në përfundimin e të gjitha detyrimeve të përcaktuara në të.
Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate shpallet e pavlefshme nga gjykata kompetente, pjesa e mbetur e kontratës mbetet e vlefshme dhe në fuqi.
Për pyetje rreth këtyre Kushteve dhe Termave, ju lutem na kontaktoni:
ZOOM Group L.L.C
Email: info@zoomproduction.info
Uebsajti: www.zoomproduction.info